Friday, January 9, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni17 persona shantazhuan dhe abuzuan seksualisht me 16-vjeçaren – Reagime nga figura...

17 persona shantazhuan dhe abuzuan seksualisht me 16-vjeçaren – Reagime nga figura politike dhe publike

Valë reagimesh për rastin tronditës në Sullpçan të Komunës së Likovës ku një vajzë e mitur dyshohet të jetë shantazhuar dhe abuzuar seksualisht nga të paktën 17 persona. Pas zëvendëskryeministrit Arben Fetai, ka reaguar edhe zëvendësministrja e Sportit Safije Sadiki Shahini, e cila u bën thirrje institucioneve të veprojnë me urgjencë.

“E dënoj fuqishëm këtë akt çnjerëzor dhe kriminal, i cili cenon rëndë dinjitetin, sigurinë dhe të drejtat themelore të fëmijëve. Këto veprime të papranueshme nuk duhet të tolerohen në asnjë rrethanë. Pres nga institucionet kompetente të veprojnë me urgjencë dhe përgjegjësi të plotë, të zbardhin rastin në tërësi dhe autorët të dalin para drejtësisë”.

Njëzëri ka reaguar edhe deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, e cila gjithashtu kërkon nga Policia dhe Prokuroria të veprojnë për të zbardhur rastin.

“Ky është rast tronditës dhe prek ndërgjegjen e çdo prindi dhe çdo qytetari. Në raste të tilla, toleranca është zero ndaj çdo forme të dhunës seksuale, veçanërisht kur ajo ushtrohet ndaj fëmijëve”.

Për rastin ka reaguar edhe kryetarja e Asociacionit për Afirmimin e Gruas, Ajgyl Sulejmani e cila kërkon që institucionet të mos heshtin.

“Pres veprim të shpejtë dhe të vendosur nga organet e drejtësisë, që çdo përgjegjës të përballet me ligjin dhe të merr dënimin e merituar”.

Nga ana tjetër gazetarja Emine Ismai thekson që dhunuesit nuk duhet të kenë vend në fshat dhe më e pakta që duhet bërë është që banorët t’i dëbojnë 17 dhunuesit nga fshati.

Për rastin, reagoi edhe drejtori i Teatrit të Tetovës, Hasim Memishi Sopi./Alsat.mk

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!