Thursday, January 8, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPriten reshje shiu në Maqedoni, mbi 25 l/m²

Priten reshje shiu në Maqedoni, mbi 25 l/m²

- Advertisement -

Sot në territorin e vendit pritet mot kryesisht me vranësira të lëvizshme, i shoqëruar me reshje shiu. Në disa zona reshjet do të jenë intensive dhe do të tejkalojnë 25 l/m², veçanërisht gjatë orëve të pasdites dhe natës. Në viset malore, reshjet do të paraqiten si borë. Era do të fryjë e fortë nga jugu, me shpejtësi mbi 60 km/orë.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të shënojnë vlera nga 10 deri në 17 gradë Celsius.
Në Shkup pritet mot i vranët me intervale reshjesh shiu, më të theksuara në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës. Do të ketë erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë rreth 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14 gradë Celsius.
Si pasojë e ndikimit të një sistemi ciklonik, ditët në vijim do të karakterizohen nga mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në zonat malore borë. Të enjten, për shkak të hyrjes së masave më të ftohta ajrore dhe erës së fuqishme nga veriu, reshjet në lartësitë më të mëdha do të shndërrohen në borë, ndërsa në disa rajone edhe në zona të ulëta. Në malet e pjesës perëndimore pritet krijimi i një shtrese të re bore, ndërsa reshje më të lehta bore mund të shfaqen edhe në disa ultësira.
Të premten parashikohet përmirësim i përkohshëm i kushteve të motit, por gjatë fundjavës, veçanërisht të shtunën, priten sërish reshje lokale shiu dhe bore, në disa vende me intensitet më të lartë. Temperaturat do të shënojnë rënie graduale.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!