- Advertisement -

Më 06.01.2026, në orën 12:00, në MPB Strugë është raportuar se në një arë të vendosur përgjatë një rruge lokale ndërmjet fshatrave të Strugës, Livadhi dhe Koroshishtë, është gjetur një pistoletë e markës “Zastava”, kalibër 6.35 mm, si dhe pesë fishekë.
Këqyrjen në vendngjarje e kryen ekipet policore, pas së cilës sendet e gjetura u sekuestruan për procedurë të mëtejshme. Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.
(Struga Ekspres)













