Wednesday, January 7, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZuli Demiri akuzon për keqpërdorim rreth 6 milionë denarë në Vrapçisht, kërkon...

Zuli Demiri akuzon për keqpërdorim rreth 6 milionë denarë në Vrapçisht, kërkon sqarime nga Komuna

- Advertisement -

Zuli Demiri akuzon për keqpërdorim rreth 6 milionë denarë në Vrapçisht, kërkon sqarime nga Komuna

Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, në një konferencë për media të mbajtur sot në fshatin Vrapçisht, ka ngritur dyshime serioze për keqpërdorim financiar lidhur me ndërtimin e kanalizimit fekal në rrugën PK 2760.

Demiri deklaroi se punimet për kanalizimin në këtë rrugë janë kryer përmes ndërmarrjes komunale dhe se banorët e lagjes kanë paguar faturat dhe taksat përkatëse për t’u kyçur në rrjetin e kanalizimit. Megjithatë, sipas tij, ekziston një kontratë tjetër e lidhur për të njëjtën rrugë, me vlerë rreth 6 milionë denarë me TVSH, për një punë që tashmë ka qenë e përfunduar.

Ai kërkoi nga institucionet komunale që t’u japin sqarime banorëve të Vrapçishtit se ku kanë përfunduar këto mjete dhe për çfarë arsye është lidhur kontratë me një operator ekonomik për punime që, sipas tij, janë realizuar më herët.

“Nuk jam as prokuror dhe as gjykatës, por i ftoj organet kompetente që ta hetojnë këtë rast. Banorët e Vrapçishtit meritojnë të dinë të vërtetën”, theksoi Demiri.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!