Wednesday, January 7, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDrejtori i QMK-së, Muhamed Ali: Po e ndjekim me kujdes situatën e...

Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali: Po e ndjekim me kujdes situatën e krijuar nga përmbytjet në disa zona të Kosovës

- Advertisement -

Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali: Po e ndjekim me kujdes situatën e krijuar nga përmbytjet në disa zona të Kosovës

Drejtori i Qendrës për Menaxhim të Krizave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Ali ka thënë se me kujdes po e ndjekin situatën e krijuar nga përmbytjet në disa zona të Republikës së Kosovës.

Në një postim në Fejsbuk, Ali thekson se është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, Florijan Qehaja, si dhe me intitucionet e atjeshme ku konfirmon gatishmërinë e vendit për të ofruar ndihmë dhe mbështetje në rast të nevojës.

“Qëndrojmë të informuar për zhvillimet e fundit dhe vlerësojmë punën e autoriteteve lokale dhe ekipeve emergjente që po përballojnë situatën në terren. Jam në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Florijan Qehaja, si dhe me Agjencinë për Menaxhimin Emergjent dhe konfirmojmë gatishmërinë tonë si shtet për të ofruar ndihmë dhe mbështetje në rast të nevojës. Shpresojmë që situata të stabilizohet sa më shpejt dhe që pasojat e përmbytjeve të jenë sa më të vogla për qytetarët e prekur”, ka thënë drejtori i QMK-së, Muhamed Ali.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!