Monday, January 5, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPunësim sezonal pa humbur pensionin dhe ndihmat!

Punësim sezonal pa humbur pensionin dhe ndihmat!

- Advertisement -

Nëse je pensionist, student apo i papunësuar por shfrytëzues i ndihmës sociale, me ndryshimet e reja ligjore, do të mund të punosh dhe njëkohësisht të mos e humbësh të drejtën e këtyre të ardhurave, por duke punuar disa ditë ose për gjashtë muaj. Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi thotë se me këto ndryshime ligjore që hynë në fuqi nga janari do të përfitojnë bujqit edhe gastronomia, pasi që mund edhe të angazhojnë punëtorë sezonalë.

“Ligji parasheh pensionistët përskaj kësaj të punësohen dhe mos e humbin pensionin, po të punësohen dhe t’i kenë të paguara të gjithë kontributet si të gjithë punëtorët e tjerë në afat kohor prej 6 muajsh, po ashtu edhe studentët dhe punëtorët që marrin ndihma sociale, dhe të pa punësuarit që janë të regjistruar në Agjencinë e Punësimeve si të papunë nuk i humbin të drejtat, dhe kanë të drejtë me këtë ligj mund të punësohen në veprimtari ku është hasur puna në të zezë”, deklaroi Besar Durmishi – ministër i Ekonomisë dhe Punës.

Profesori i ekonomisë Harun Tairi thotë se me këto ndryshime, shteti do të rrisë të ardhurat, ndërsa edhe bizneset e ndryshme do të mund të përfitojnë nga përvoja e pensionistëve, por dhe nga fuqia punëtore të studentëve. Këto ndryshime, Tairi i sheh si pozitive dhe thotë se kjo do të ndihmojnë në uljen e papunësisë në vend.

“Ky ligj sipas mendimit tim ka mjaft benefite – së pari ndikon në konkurrencë, ndikon në uljen e ekonomisë gri apo informale që është mjaftë aktuale në Maqedoni, ndikon në ngritjen e konkurrencës, në të hyrat buxhetore , pastaj kategoria apo pensionistët që kanë pensione më të ulëta, kanë shëndet të mirë, në kategorinë që i përcakton ligji kanë përvojë, u jepet mundësia që të krijojnë mirëqenie, a përmes mirëqenie ndikojnë edhe në konsumin e vendit që është një indikator në ekonominë e vendit”, tha Harun Tairi – profesor i ekonomisë.

Me këtë masë, pritjet e ministrit të ekonomisë Besar Durmishi janë që brenda vitit të angazhohen nga 12 mijë deri në 17 mijë persona.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!