Wednesday, January 7, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionMUHAMET BOROVA: PSIKOLOGJIA E NJERËZVE QË NUK DËSHIROJNË TË...

MUHAMET BOROVA: PSIKOLOGJIA E NJERËZVE QË NUK DËSHIROJNË TË RRITEN!

- Advertisement -

PSIKOLOGJIA E NJERËZVE QË NUK DËSHIROJNË TË RRITEN!
Rritja është proces biologjik dhe anatomik! Rritja nuk është zbulim i njeriut por ndryshim i pandërprerë natyror! Njeriu që nuk pranon ta ndryshoj veten, nuk dëshiron ti pranoj përgjegjësit për jetën e tij! Koha kalon, por shumë njerëz nuk e kanë ndjenjën për ndryshimin e moshës! Personat që edhe në moshën e pjekurisë, e përjetojnë veten si të mitur e kanë sindromën e Piter Panit (një personazh fiktiv). Shumë prindër nga kujdesi i tepërt ndaj fëmijëve duke dyshuar në aftësit e tyre, fëmijët i bëjnë fatkeq, i bëjnë të paaftë. Fëmijët e këtillë nuk mund të pajtohen me moshën kalendarike se janë të rritur, mbeten të papjekur me sjellje infantile! Ata e kanë ndjenjën e frikës dhe pasigurisë sepse të tjerët i perceptojnë si më të aftë! Zgjidhjen e kërkojnë duke u larguar nga shoqëria. Ky sindrom është më shum prezent te njerëzit që kanë pasur një fëmijëri me shum kujdes dhe kontroll! Personat me sjelljet infantile shqetësohen kur duhet të marrin përgjegjësi! Ata kanë një lloj natyre egocentrike dhe u shmangen obligimeve që i kërkon mosha e tyre.
Rritja dhe pjekuria shpirtërore lidhet me marrjen e guximit për bërë plane të mëdha edhe për ndryshimet e vogla në jetën personale! Njeriu me sindromën e Piter Panit mbetet vetëm një fëmijë që nuk bën përpjekje për ta ndërtuar jetën e tij në pajtim me moshën, për tu pavarësuar nga kujdesi i të tjerëve!
Prof.Muhamet Borova

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!