Wednesday, January 7, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArrestohen 3 shoferë të dehur, “rekorderi” me mbi 2 promilë alkool

Arrestohen 3 shoferë të dehur, “rekorderi” me mbi 2 promilë alkool

- Advertisement -

Gjatë fundjavës së kaluar, policia në Kumanovë ka privuar nga liria tre persona, pasi janë kapur duke drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit.
Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, një person 37-vjeçar nga Kumanova është ndaluar pasi gjatë kontrollit policor është konstatuar se kishte 1.63 promil alkool në gjak. Ngjarja ka ndodhur më 3 janar 2026, rreth orës 23:53, në bulevardin “Brigada e Tretë Sulmuese Maqedonase”, ku policia ndaloi një automjet të tipit “Volkswagen Passat” me targa të Kumanovës, të cilin e drejtonte i dyshuari.
Po ashtu, policia ndaloi edhe një 41-vjeçar nga Kriva Pallanka, te i cili pas kontrollit u konstatua prani e alkoolit në gjak prej 1.66 promilësh.
Ndërkohë, nivelin më të lartë të alkoolit për këtë fundjavë e kishte një 39-vjeçar nga fshati Orashac i Kumanovës. Ai u kap duke drejtuar automjetin me 2.29 promilë alkool në gjak. Arrestimi i tij u bë në bulevardin “Brigada e Tretë Sulmuese Maqedonase”, teksa po ngiste një automjet të tipit “BMW”.
Pas konstatimit të shkeljeve, policia i ka privuar nga liria të tre personat, ndërsa ndaj tyre do të ndërmerren masa ligjore përkatëse.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!