Monday, January 5, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVLEN: Me Zulhajrat Demirin, Vrapçishti zgjedh ndryshimin më 11 janar (FOTO)

VLEN: Me Zulhajrat Demirin, Vrapçishti zgjedh ndryshimin më 11 janar (FOTO)

- Advertisement -

VLEN: Me Zulhajrat Demirin, Vrapçishti zgjedh ndryshimin më 11 janar!

Sonte Vrapçishti foli qartë. Në një atmosferë të jashtëzakonshme u mbajt konventa promovuese e VLEN-it në mbështetje të kandidatit të pavarur Zulhajrat Demiri. Bashkë me qytetarët dhe strukturat morën pjesë edhe krerët e VLEN-it, duke dhënë mesazhin e prerë se Vrapçishti meriton ndryshim të vërtetë.

Të vjetrën e provuam dhe u pa çfarë solli. Tani është koha për fytyra të reja, për respekt ndaj qytetarëve dhe për komunë në shërbim të njerëzve.

Është koha për Zulhajrat Demirin.
Në Gradecin e Mehmet Pashë Derallës, Demiri u prit me përkrahje të madhe dhe e bëri të qartë se fokusi i tij do të jetë rinia, meritokracia dhe zhvillimi real i komunës. Vrapçishti ka nevojë për vëmendje, zhvillim dhe mirëqenie, ndërsa Demiri është figura unifikuese me përkrahje të gjerë dhe vizion të qartë për ndryshim.

Plaga e ujit të pijshëm do të marrë fund, sepse Vrapçishti sot s’ka ujë nga pazaret dhe keqmenaxhimi i Isen Shabanit.

Më 11 janar, Vrapçishti voton ndryshimin. Koha e pazareve mbaron. Koha e qytetarëve fillon.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!