Monday, January 5, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAzizi i drejtohet Ahmetit: Duhet të japësh dorëheqje, nëse i do reformat...

Azizi i drejtohet Ahmetit: Duhet të japësh dorëheqje, nëse i do reformat e vërteta

- Advertisement -

Azizi i drejtohet Ahmetit: Duhet të japësh dorëheqje, nëse i do reformat e vërteta

Shefi i shtabit qendror të VLEN, Adnan Azizi në Konventën e sontme promovuese të kandidatit për komunën e Vrapçishtit, ka thënë se radhën e ndryshimit dhe fitores më 11 janar e ka komuna e Vrapçishtit në krye me Zuli Demirin.

Duke drejtuar akuza ndaj opozitës, Azizi tha se ata të cilët janë në anën tjetër e dini se i bashkoi vetëm “zullumi, korrupsioni dhe gjatë 20 viteve Ali Ahmeti i ofroi të gjithë të kriminalizuarit dhe i largoi të gjithë ushtarët dhe atdhetarët”.

“I afroi keqpërdruesit, manipulantët, e krijuan një Front, pastaj AKI që tani po fundoset dhe të ngelet vetëm BDI. Nuk e kuptoj momentin derisa varka e Ali Ahmetit po fundoset dhe e braktisën të gjithë partnerët e koalicionit, mbetet vetëm Arben Taravarit, ku herët apo vonë edhe ky fakt do të mësohet dhe publikohet se cilat ishin allash -verishët që ata dy mbeten bashkë”, ka thënë Azizi.

Në emër të ndryshimit, shton ai, Ahmeti po e pranon faktin se 70 përqindëshi në BDI dhe AKI ishin të korruptuar dhe e detyruam ne me fitoren plebishitare t’i shkarkoj ata.

“Mirëpo në momente humbjeje, nuk dënohen ushtarët, nuk fajësohen ushtarët, por fajin e mbajnë gjeneralët dhe mos ikë nga përgjegjësia, duhet të bëhesh burrë dhe duhet të japësh dorëheqje nëse i do reformat e vërteta”, ka thënë Azizi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!