Friday, January 2, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiLaura Shate: Faleminderit Ali Ahmeti për zgjedhjen time në Këshillin e Përgjithshëm...

Laura Shate: Faleminderit Ali Ahmeti për zgjedhjen time në Këshillin e Përgjithshëm të BDI-së

- Advertisement -

Në prag të Vitit të Ri, znj. Laura Bina Shate, ish drejtoreshë e Shkollës Fillore “Vëllezërit Milladinovci”, arsimtare e gjuhës shqipe dhe ish-kandidate për Këshillin e Komunës së Strugës, ka përcjellë një mesazh urimi dhe falënderimi drejtuar qytetarëve dhe strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Me këtë rast, ajo ka shprehur mirënjohjen e saj të sinqertë ndaj Kryetarit të BDI-së, z. Ali Ahmeti, për besimin e dhënë me zgjedhjen e saj në Këshillin e Përgjithshëm të BDI-së, duke e cilësuar këtë si një nder të madh dhe një përgjegjësi serioze. Laura Bina Shate, e njohur si një nga bashkëpunëtoret më të besuara të Ali Ahmetit në Strugë, ka theksuar se do të angazhohet me përkushtim, përgjegjësi dhe lojalitet ndaj vlerave dhe vizionit të partisë.

Portali Struga Sot i uron znj. Laura Bina Shate suksese të mëtejshme në angazhimet e saj politike dhe profesionale, si dhe gjithë të mirat në shërbim të qytetarëve.

Gëzuar Vitin e Ri!

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!