
Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka njoftuar se vitin e ri e ka nisur me aktivitete në terren, duke zhvilluar takime të drejtpërdrejta me bujqit e Komunës së Vrapçishtit.
Së bashku me kandidatin për kryetar komune, Zuli Demiri, Hoxha ka vizituar disa ferma lokale, ku nga afër është njohur me sfidat dhe nevojat e fermerëve.
Ai theksoi se vetëm përmes pranisë në terren dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me bujqit mund të kuptohen realisht problemet dhe të ndërtohen politika efektive që sjellin rezultate konkrete për sektorin e bujqësisë.













