Thursday, January 1, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFetai me mesazh urimi: VLEN-i është i bashkuar, i fortë dhe gurthemeli...

Fetai me mesazh urimi: VLEN-i është i bashkuar, i fortë dhe gurthemeli i së ardhmes sonë!

- Advertisement -

Fetai me mesazh urimi: VLEN-i është i bashkuar, i fortë dhe gurthemeli i së ardhmes sonë!

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai u është drejtuar qytetarëve me një mesazh urimi për Vitin e Ri 2026, duke uruar një vit me suksese të reja për të gjithë qytëtarët.

Në prag të ndërrimit të moteve, ai ka përshkruar zhvillimet në vitin 2025, si një vit sfidash të mëdha, por edhe fitoresh historike.

“Viti nisi me tradhti dhe pabesi. Disa shokë, duke shkelur çdo parim, u larguan sepse zgjodhën të bashkëpunojnë me regjimin e vjetër të BDI-së për interesa të ngushta personale. BDI-ja u përpoq me metodat e saj të njohura “përçaj e sundo” të na dobësonte, por ne qëndruam të palëkundur. Qëndrimi ynë i qartë kundër pabesisë nuk ishte emocion, por ndërgjegje politike, e bazuar në vlera, integritet dhe respekt të vullnetit tuaj”, thekson Fetai.

Dhe ju e vlerësuat këtë konsistencë, shprehet ai, duke shtuar se në zgjedhjet lokale, VLEN-i triumfoi thuajse në çdo komunë dhe tani, jemi forca dominuese te shqiptarët, e tashmja dhe e ardhmja e tyre.

“Si pjesë e qeverisë, arritëm rezultate të jashtëzakonshme: rritje ekonomike, rritje pagash dhe pensionesh, grante të shumta në çdo sektor, investime masive në infrastrukturë. Sistemi i drejtësisë ka filluar të çlirohet nga regjimi i vjetër. Dhe qershia mbi tortë, në dhjetor projekt-ligji për përfaqësim të drejtë e adekuat kaloi me sukses testin e Komisionit të Venecias, një hap ky historik drejt rumbullakësimit të shtyllës kryesore normative të Marrëveshjes së Ohrit”, është shprehur Fetai.

Sipas tij, ky është vetëm fillimi dhe se në vitin 2026, siç thotë, “do të shtojmë ritmin”.

“Më shumë reforma, më shumë dejtësi e barazi, investime në arsim, shëndetësi dhe zhvillim ekonomik, për një Republikë ku çdo qytetar jeton me dinjitet të plotë. VLEN-i është i bashkuar, i fortë dhe gurthemeli i së ardhmes sonë! Gëzuar Vitin e Ri! Qoftë 2026 vit suksesesh të reja për të gjithë ne!”, thekson Fetai.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!