Thursday, January 1, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAli Ahmeti me mesazh urimi për Vitin e Ri

Ali Ahmeti me mesazh urimi për Vitin e Ri

- Advertisement -

Të dashur qytetarë,

Viti 2025 ishte një vit me përballje të mëdha, por edhe me reflektim të thellë për rrugën tonë të përbashkët drejt një të ardhmeje më të drejtë. Gjatë këtij viti pamë përpjekje serioze për të vënë në pikëpyetje arritjet e shqiptarëve të dy dekadave të fundit, gjuhën shqipe, të drejtën për vetë-identifikim dhe përfaqësimin e drejtë e dinjitoz.

Megjithatë, përballë çdo përballje, ne dëshmuam se dimë të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur. Në vitin 2026 hyjmë më të fortë, më të organizuar dhe me vizion të qartë për një shtet evropian, të barabartë dhe të përparuar për të gjithë qytetarët.

Së bashku do të vazhdojmë betejën për barazi, zhvillim dhe demokraci reale, që reflekton vlerat, dinjitetin dhe potencialin e secilit qytetar.

Nga zemra ju uroj shëndet, paqe dhe suksese për ju dhe familjet tuaja.
Qoftë viti 2026 një vit i drejtësisë, solidaritetit dhe shpresës së re.

Gëzuar Vitin e Ri!
Ali Ahmeti- Kryetar i BDI-së

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!