
Struga Ekspres mëson se nesër do të mbahet seanca vendimtare e Këshillit Komunal të Strugës, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i Këshillit, si dhe të votohet buxheti i komunës për vitin 2026, shkruan Struga Ekspres.
Pas dy seancave të mëparshme pa epilog, nesër në ora 11:00 këshilltarët komunalë pritet të japin votën për zgjedhjen e kryetarit të ri të Këshillit Komunal. Në të njëjtën seancë, në rend dite është edhe miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm, një dokument kyç për funksionimin dhe projektet e komunës.
Seanca pritet me interes të shtuar, duke pasur parasysh rëndësinë e vendimeve që do të merren për drejtimin institucional dhe zhvillimin e Strugës.
(Struga Ekspres)













