Tuesday, December 30, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLajmi i fundit: Rruga Strugë-Qafë Thanë do të jetë e mbyllur deri...

Lajmi i fundit: Rruga Strugë-Qafë Thanë do të jetë e mbyllur deri nesër,si pasojë e përmbysjes së një cisterne me gaz

- Advertisement -

Sipas informacioneve nga Policia e Strugës, rruga Strugë-Qafë Thanë do të mbetet e mbyllur për qarkullim deri nesër, në një orar ende të pacaktuar, si pasojë e përmbysjes së një cisterne që transportonte gaz, informon Struga Ekspres.

Autoritetet bëjnë me dije se për arsye sigurie është ndërprerë plotësisht qarkullimi në këtë aks rrugor, ndërsa ekipet përkatëse ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën.

Mësohet se gjatë ditës së nesërme pritet të mbërrijnë ekspertë nga Shkupi në zonën e Qafë Thanës, të cilët do të vlerësojnë gjendjen dhe do të vendosin për hapat e mëtejshëm.
Policia u bën apel qytetarëve që të shmangin këtë rrugë dhe të përdorin rrugë alternative deri në njoftimin e radhës.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!