
Në orët e mëngjesit moti do të jetë i kthjellët dhe mjaft i ftohtë, ndërsa gjatë ditës priten intervale me diell të shoqëruara me vranësira të pakta deri mesatare. Era do të fryjë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -9 deri në -2 gradë, kurse ato maksimale do të jenë mes 5 dhe 12 gradë.
Në Shkup do të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe vranësira të lehta. Do të ketë erë të lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në -6 gradë, ndërsa gjatë ditës do të arrijë rreth 6 gradë.













