Monday, December 29, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDauti: Kasami po demaskon dështimin 20-vjeçar të pushteteve të kaluara, çfarë do...

Dauti: Kasami po demaskon dështimin 20-vjeçar të pushteteve të kaluara, çfarë do të kishte ndodhur nëse çdo komunë do të kishte një kryetar si ai?

- Advertisement -

Dauti: Kasami po demaskon dështimin 20-vjeçar të pushteteve të kaluara, çfarë do të kishte ndodhur nëse çdo komunë do të kishte një kryetar si ai?

Vullnet Dauti e ka lavdëruar punën e kryetarit të Komunës së Tetovës Bilall Kasami, pas projekteve të fundit që ai ka përuruar, ndërsa gjithashtu thotë se puna e Kasamit po demaskon dështimin 20-vjeçar të pushteteve të kaluara.

Dauti në një postim në Facebook, ngre pyetjen nëse çdo komunë kishte pasur një udhëheqës si Bilall Kasami, ku do të ishin sot?

“Sikur të kishim pasur një “Bilall” në çdo komunë që nga viti 2001: Rruga që po bashkon Tetovën dhe po demaskon dështimin 20-vjeçar. Ky përurim, përtej festës, ngre një pyetje të dhimbshme që kërkon përgjigje: Ku ishin partitë shqiptare në pushtet për dy dekada me radhë? Trashëgimia e hirit dhe premtimeve të papërmbushura. Që nga përfundimi i konfliktit të vitit 2001, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë ushqyer me votë parti që premtonin dinjitet, zhvillim dhe infrastrukturë moderne. Mirëpo, realiteti në terren tregonte të kundërtën. Për 20 vjet, paratë e taksapaguesve tanë u tretën në projekte të dyshimta, ndërsa fshatrat tona mbetën me rrugë të kohës së monizmit, pa kanalizime dhe pa lidhje bazike me qytetin”.

“Politika e kaluar “e kënaqi” popullin me retorikë boshe patriotike, duke lënë pas dore jetën e përditshme të shqiptarëve. Neglizhenca e tyre nuk ishte thjesht paaftësi, ishte mungesë vullneti për të ndërtuar një shtëpi të fortë për shqiptarët këtu”.

“Modeli që mungoi: “Një Bilall në çdo komunë”. Sot, kur shohim ritmin e punëve në Tetovë, nuk mund të mos mendojmë: Sikur të kishim pasur një “Bilall” në krye të çdo komune shqiptare që nga viti 2001, ku do të ishim sot? Nëse investimet në infrastrukturë do të kishin nisur dy dekada më parë me të njëjtin seriozitet, sot shqiptarët nuk do të braktisnin vendlindjen për rrugë më të mira në Evropë. Infrastruktura nuk është vetëm asfalt; është ekonomi, është lëvizje e lirë e mallrave dhe njerëzve, dhe mbi të gjitha, është faktor kyç për mbijetesën e shqiptarëve në ato zona ku ata janë pakicë ose jetojnë në kushte të vështira”, shkruan Dauti.

Ai gjithashtu më tej thekson sikur të investohej me këtë intensitet në Maqedoninë Perëndimore që pas vitit 2001, shqiptarët sot do të kishin fuqi më të madhe.

“Sikur të investohej me këtë intensitet në Maqedoninë Perëndimore që pas vitit 2001, atje ku shqiptarët janë shumicë, sot do të kishim fuqinë që me një grusht të hekurt të kërkonim kthimin e pronave në zonat ku shqiptarët mbetën pakicë. Për 20 vite me radhë, askush nuk u interesua për këto troje; mungesa e investimeve dhe vendeve të punës prodhoi vetëm imigrim masiv, duke zbrazur vatrat tona. Në ato vende ku shqiptarët janë pakicë në Maqedoni, investimet kapitale janë jetike për mbijetesë. Një rrugë e re, një shkollë e rindërtuar apo një rrjet modern ujor do të thotë që shqiptari të qëndrojë dhe ta mbrojë tokën e tij. Politikat e kaluara, duke i lënë këto zona në mjerim total, e bënë mbështetjen për shqiptarët në periferi të ishte vetëm dekorative dhe hipokrite”.

“Sikur të veprohej me vizionin që po shohim sot në Tetovë — ku puna në terren flet shumë më rëndë se fjalimet boshe nëpër tribuna — pozicioni i shqiptarëve në të gjithë shtetin do të ishte i çimentuar dhe i paprekshëm”.

“Lidhja me Kosovën: Më shumë se thjesht rrugë. Dalja e kësaj rruge në Poroj dhe shkurtimi i rrugës për në Kosovë është një goditje ndaj politikave të vjetra që na mbanin të rrethuar me gropa dhe pluhur. Ky investim tregon se kur ka vullnet politik, pengesat burokratike zhduken. Sikur të veprohej me vizionin që po shohim sot në Tetovë—ku puna flet më shumë se fjalimet nostalgjike—pozicioni i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut do të ishte shumë më i avancuar”, ka shkruar Dauti.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!