- Advertisement -

Më 27 dhjetor 2025, në ora 07:40, në Stacionin Policor të Strugës, një grua 39-vjeçare nga fshati Borovec i Strugës ka raportuar se nga shtëpia familjare është larguar vajza e saj 17-vjeçare, e cila edhe më parë ishte larguar dhe ishte kthyer, shkruan Struga Ekspres.
Sipas raportimit, ajo dyshon se vajza ka shkuar te një person 20-vjeçar në Kavadarc, me të cilin ka qenë në një lidhje dashurie. Po merren masa për gjetjen e personit, informojnë nga MPB.(Struga Ekspres)













