Sunday, December 28, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiMilazim Roçi zgjidhet kryetar i Belicës

Milazim Roçi zgjidhet kryetar i Belicës

- Advertisement -

Banorët e Belicës mbajtën sonte një mbledhje, ku në rend dite ishte zgjedhja e kryetarit të tyre dhe kryesisë së re prej 7 anëtarësh, njofton Struga Ekspres.

Pas diskutimeve dhe dakordësisë së plotë mes të pranishmëve, kryetar u zgjodh në mënyrë unanime z. Milazim Roçi.

Mbledhja u zhvillua në një atmosferë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi, ndërsa banorët shprehën besimin se z. Roci do të përfaqësojë denjësisht interesat e komunitetit dhe do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të zonës.
Zgjedhja unanime u vlerësua si një tregues i unitetit dhe mbështetjes së gjerë që gëzon kryetari i ri mes banorëve të Belicës.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!