Saturday, December 27, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi i ASH-së, përcjell Gazeta “lajm” dhe “lajm tv”. Sipas zotit Sela, nëse kjo çështje përfshihet në rendin e ditës së Kuvendit, nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të diskutohet.

“Kuvendi ka të drejtë të marrë vendim. Prioriteti ynë është konsolidimi i partisë, prandaj do të shkojmë në kongres, ndërsa temat e tjera natyrisht se mund të diskutohen. Unë nuk e di se cili do të ishte propozimi i çdo anëtari të Kuvendit në momentin që do të hapet diskutimi për rendin e ditës, por nëse futet një pikë e tillë në rendin e ditës, unë nuk kam zgjidhje tjetër, përveçse ta diskutojmë.”/Gazeta “lajm” dhe “lajm tv”

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!