
U mbajt sot mbledhja e fundvitit e Bashkësisë Lokale të fshatit Misllodezhdë, ku u diskutuan një sërë çështjesh me rëndësi për komunitetin dhe zhvillimin e zonës, njofton Struga Ekspres.
Në kuadër të kësaj mbledhjeje u zhvillua edhe procesi i votimit për drejtimin e Bashkësisë Lokale për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar. Me shumicë votash, kryetar u zgjodh z. Bledar Xhila.
Të pranishmit i uruan suksese kryetarit të ri në detyrën e tij, duke shprehur besimin se ai do të kontribuojë me përkushtim dhe përgjegjësi në shërbim të fshatit dhe interesave të banorëve të Misllodezhdës.
(Struga Ekspres)


















