Saturday, December 27, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBejta: Valbon Limani nuk është për kryetar, është hije e Taravarit

Bejta: Valbon Limani nuk është për kryetar, është hije e Taravarit

- Advertisement -

Bejta: Valbon Limani nuk është për kryetar, është hije e Taravarit

Kandidati i VLEN për komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta thotë se nuk dyshon në fitoren e madhe të 11 janarit. Ai mes tjerash shprehet se kundërkandidati i tij nga AKI, Valbon Limani, nuk është i gatshëm të drejtojë komunën, pasi është nën ndikimin e Arben Taravarit.

“Mendoj se për demokracinë do të ishte shumë produktive që Limani të debatonte drejtpërdrejt me mua për të mirën e qytetit të Gostivarit. Por ai nuk guxon, sepse mentori i tij, Arben Taravari nuk e lejon. Ky djalë nuk është për kryetar, sepse është nën hijen e Taravarit. Mësuesin e ka shumë të keq. Kanë bërë krim të madh ndaj komunës së Gostivarit dhe qytetarit të saj”, ka thënë Bejta në emisionin “Debat në SHENJA”.

Taravari dhe Limani më 11 janar do tronditen me fitoren e madhe

Ai u është përgjigjur edhe akuzave të kundërkandidatit, se kinse posedon villë prej 1 milionë euro në fshatin e tij në Duf. Dhe, sipas Bejtës, pasuria e tij është e paraqitur në Listën anketuese dhe këtë e dinë institucionet.

“Do të tronditet Arben Taravari dhe Valbon Limani me 11 janar me fitoren e madhe të qytetarëve të Gostivarit. Dallimi mes meje dhe Valbonit është se ai punon për Taravarin, Nevzat Bejta punon për Gostivarin. Ai mundohet ta shpëtojë Taravarin, Bejta mundohet ta ndërtojë Gostivarin”, ka thënë Bejta.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!