
Zekirja Tahiri nga Koalicioni VLEN, nga njësia zgjedhore 1, do të jetë deputeti i ri në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në vend të Bekim Sali, i cili dje u zgjodh ministër i Çështjeve Evropiane.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), në seancën e sotme vërtetoi ndërprerjen e mandatit të Salit dhe verifikoi mandatin e Tahirit
“Sipas Kushtetutës dhe dispozitave ligjore, është konstatuar se mandati i Bekim Saliut ka përfunduar dhe se në vend të tij duhet të vijë kandidati pasues nga koalicioni VLEN – Zekirja Tahiri nga njësia zgjedhore 1. Për këtë, KSHZ e ka njoftuar në mënyrë përkatëse kandidatin”, deklaroi kreu i KSHZ-së Boris Kondarko..
KSHZ shqyrtoi njoftimin për përfundimin e mandatit dhe me shkresë e njoftoi Zekirja Tairin, i cili brenda afatit ligjor e pranoi funksionin dhe e informoi Komisionin se e pranon mandatin e deputetit.
Kuvendi i RMV-së dje e zgjodhi Bekim Saliun si Ministër të Çështjeve Evropiane dhe Muhamet Hoxhën si Ministër të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.













