Thursday, December 25, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiMjekët, policia dhe shkollat së bashku në edukimin e nxënësve të shkollave...

Mjekët, policia dhe shkollat së bashku në edukimin e nxënësve të shkollave të Strugës: “Thuaj jo mjeteve piroteknike” (FOTO)

- Advertisement -

Sot (25.12.2025), nëpunës policorë nga Sektori i Parandalimit në SPB- Ohër bashku me disa mjekë realizuan një ligjëratë edukative me temën “Thuaj, jo, mjeteve piroteknike” me nxënës të viteve të para dhe të dyta në shkollat e mesme “Ibrahim Temo” dhe “Niko Nestor” në Strugë.

Nxënësit u informuan për pasojat e dëmshme që mund të shkaktojë përdorimi i piroteknikës, si dhe për dispozitat penale që parashikojnë sanksionimin e atyre që shesin, blejnë ose përdorin ilegalisht mjete piroteknike.

Ndërkohë, në zonën e Stacionit të Policisë Qendër dhe në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup, u zhvillua një aktivitet parandalues nën moton “Piroteknika – argëtim për një çast, fatale përjetë”. Kalimtarëve iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative, dhe u u tha se pushkaliqet shkaktojnë stres dhe ndjenjë shqetësimi si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët, dhe është fakt se një numër i madh njerëzish në botë bëhen çdo vit invalidë për shkak të përdorimit të pushkaliqeve, e pjesa më e madhe tyre janë fëmijë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!