
Gashi me nënkryetarët dhe koordinatorët e grupeve parlamentare takojnë Fillkovin, në fokus Kodi zgjedhor
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi bashkë me nënkryetarët dhe kordinatorët e grupeve parlamentare kanë zhvilluar takim pune me ministrin e Drejtësisë, Igor Fillkov ku është folur për Kodin zgjedhor.
“U pajtuam që deri në gjysmën e dytë të janarit, Ministria e Drejtësisë të formojë grup pune që do të fillojë përgatitjen e një Kodi zgjedhor i cili do të përfshijë nga dy përfaqësues të të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvend si dhe deputetë të pavarur. Ministri informoi se ndryshimet në Kodin zgjedhor u përgatitën nga Ministria e Drejtësisë në qershor 2025. Ato përfshinë disa nga rekomandimet e OSBE/ODIHR…”, thekson Gashi.
Kodi zgjedhor, shton ai është një zgjidhje ligjore që ka pësuar rreth 40 ndryshime që nga miratimi i tij, duke përfshirë edhe këto zgjedhje, të cilat, për shkak të qasjes së tyre të pjesshme, krijojnë mospërputhje në një pjesë të konsiderueshme të Kodit aktual zgjedhor.
“Ky proces do të zhvillohet në Kuvend, ku pritet të zhvillohet përmes një dialogu konstruktiv midis të gjitha partive politike e ekspertëve dhe ku pritet të finalizohet me një konsensus politik nga të gjithë deputetët”, ka theksuar kryeparlamentari Gashi.















