
DOGANAT E MAQEDONISË
SË VERIUT ME REZULTATE TË
DUKSHME DHE ME MBI 100
MILIONË EURO TË HYRA GJATË VITIT 2025
Gjatë vitit që po lëmë pas, Doganat e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë shënuar rezultate të rëndësishme dhe progres të qëndrueshëm në realizimin e objektivave strategjike dhe institucionale.
Ky vit është karakterizuar nga angazhim i shtuar, përgjegjësi profesionale dhe përmirësim i vazhdueshëm i proceseve doganore, duke kontribuar drejtpërdrejtë në forcimin e sigurisë ekonomike dhe fiskale të shtetit.
Nën udhëheqjen tonë, me vizion të qartë dhe menaxhim efikas, janë ndërmarrë masa konkrete për rritjen e efikasitetit operacional, modernizimin e sistemeve doganore dhe forcimin e kontrollit kufitar. Fokus i veçantë i është kushtuar luftës kundër kontrabandës, parandalimit të veprimtarive të paligjshme dhe mbrojtjes së tregut të brendshëm.
Të hyrat buxhetore të realizuara gjatë vitit 2025 kanë arritur në mbi 100 milion euro.
Është rritur numri i kallëzimeve penale kundër personave fizik dhe juridik si dhe kallëzime për kundërvajtje përfshirë tentativa kontrabande, shmangie nga detyrimet doganore dhe shkelje të tjera ligjore. Rezultatet në fushën e parandalimit të kontrabandës, tregtisë ilegale dhe korrupsionit tashmë janë të dukshme.
Gjithashtu janë konfiskuar sasi të mëdha mallrash, duke përfshirë (ari, cigare, lëndë narkotike, automjete, mjete teknike, mallra të falsifikuara, etj.)
Gjatë këtij viti janë nënshkruar memorandume bashkëpunimi me institucione vendore dhe ndërkombëtare, edhe atë Memorandum mirëkuptimi me Agjencinë Kombëtare Doganore të Republikës së Bullgarisë për këmbim të të dhënave – Maqedonia e Veriut më afër UE-së, Deklaratë e përbashkët për bashkëpunim doganor me Ministrinë e Tregtisë së Turqisë – Lufta e përbashkët kundër krimit te organizuar dhe përshpejtimi I tregëtisë ligjore, Marrëveshje për bashkpunim dhe shkëmbim të dokumenteve në formë elektronike me Regjistrin Qendror – për të siguruar sigurinë integritetin dhe saktësinë e të dhënave, Memorandum bashkëpunimi me Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinarisë – së bashku kundër çdo tentative për kriminalitet me ushqim- siguria prioritet,Memorandum për bashkëpunim me Ministrinë e Energjisë, Minierave dhe lëndëve të para – monitorim të zgjeruar të importit dhe eksportit të energjisë dhe resurseve minerale, qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, avancimin e shkëmbimit të informatave dhe harmonizimin me standardet evropiane në fushën doganore.
Paralelisht, është investuar në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, përmes trajnimeve profesionale, avancimit të njohurive dhe përmirësimit të integritetit institucional, duke garantuar një shërbim më cilësor dhe më transparent për qytetarët dhe komunitetin e biznesit.
Është vendosur koncepti me një ndalesë të vetme në pikat kufitare Jazhincë-Glloboqicë dhe Bllacë – Hani Elezit me Republikën e Kosovës, si dhe në pikën kufitare Tabanovcë-Preshevë me Republikën e Serbisë. Hapëm një rrugë të re drejt atdheut më e shpejtë, më e lehtë dhe më afër se kurë më pare. Me këtë kemi mundësuar fluks më të shpejt dhe më efikas të njerëzve, koordinim dhe shkëmbim informacioni më të mire.
Janë realizuar 21 punësime te reja për shqipëtarët, kjo është një arritje e jashtëzakonshme që dëshmon fuqinë dhe vendosshmërinë tonë për drejtësi dhe barazi reale duke shkruar kështu një faqe të re në historinë e përfaqësimit shqiptar në institucionet shtetërore, ky sukses është fryt I punës së palodhshme dhe profsionalizmit tonë.
Këto rezultate janë dëshmi e punës së palodhshme të stafit doganor dhe udhëheqësisë, duke vendosur themele të forta për vazhdimin e reformave, përmbushjen e objektivave strategjike dhe ndërtimin e një sistemi doganor modern, të besueshëm dhe plotësisht të harmonizuar me standardet evropiane.
Kjo qeverisje dëshmon një qasje të përgjegjshme dhe profesionale në drejtimin institucional, me fokus në rritjen e efikasitetit dhe forcimin e besimit publik.
Vazhdon angazhimi ynë profesional për rezultate edhe më të mira në vitin që vjen!













