Më 24.12.2025, në orën 02:30, në rrugën “Risto Krle” në Strugë, zyrtarë policorë nga MPB-Strugë e privuan nga liria S.R. (29) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar sipas një kallëzimi paraprak se kishte sulmuar fizikisht një vajzë 17-vjeçare nga Struga. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
(Struga Ekspres)













