Wednesday, December 24, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFetai uron Salin dhe Hoxhën, vlerëson lartë angazhimin e Murtezanit

Fetai uron Salin dhe Hoxhën, vlerëson lartë angazhimin e Murtezanit

- Advertisement -

Fetai uron Salin dhe Hoxhën, vlerëson lartë angazhimin e Murtezanit

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar zgjedhjen e ministrave të rinj nga radhët e VLEN, Bekim Sali dhe Muhamet Hoxha.

Sali do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe minisër për Çështje Evropiane, derisa Hoxha minisër i Ekologjisë.

Këto emërime, sipas Fetait madje konfirmojnë orientimin reformues dhe kursin evropian të qeverisë, ndërsa ka vlerësuar lart angazhimin e ministrit Orhan Murtezani.

“Urime Bekim Sali dhe Muhamet Hoxha për përgjegjësitë e reja qeveritare. Emërime që konfirmojnë orientimin reformues dhe kursin evropian të Qeverisë. Punë me përgjegjësi, rezultate konkrete dhe shërbim ndaj qytetarëve. Njëkohësisht, vlerësoj lart angazhimin e ministrit Orhan Murtezani i cili me lidershipin e tij të qartë dhe veprimin e përgjegjshëm institucional ka konsoliduar punën e këtij dikasteri dhe ka treguar drejtimin e duhur përpara”, shkruan zv/kryeministri Fetai.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!