
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, Spitali i Gostivarit ka raportuar se tek ta është dërguar i vdekur një fëmijë 15 vjeç, përcjell TV21. Sipas SPB-Tetovë, autoritetet kanë konstatuar vdekjen e 15-vjeçarit, pa shenja dhune.
“Më 23.12.2025 në ora 08:00 në DPB Gostivar, nga Qendra Mjekësore Gostivar është denoncuar se tek ata është dërguar një fëmijë 15-vjeçar i vdekur nga Gostivari. Mjeku ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.













