Tuesday, December 23, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiMendi Qyra: AKI ,Lista e Merkos dhe LSDM kanë koalicion të fshehtë...

Mendi Qyra: AKI ,Lista e Merkos dhe LSDM kanë koalicion të fshehtë për të paralizuar institucionet komunale

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, kryetari i komunés sē Strugës, Mendi Qyra deklaroi se AKI, Lista e Merkos dhe LSDM kanë krijuar një koalicion të fshehtë me qëllim bllokimin e seancave të Këshillit Komunal dhe paralizimin e funksionimit të institucioneve komunale.
Sipas Qyrës, këto veprime po dëmtojnë drejtpërdrejt interesin e qytetarëve dhe po pengojnë realizimin e projekteve të rëndësishme në nivel lokal. Ai theksoi se, pavarësisht bllokadave, ekziston një zgjidhje e qartë për tejkalimin e situatës.
“Nëse vazhdohet me këto bllokada dhe pengesa të qëllimshme, përgjigjja do të vijë nga qytetarët në zgjedhjet e parakohshme për Këshillin Komunal,” u shpreh Qyra.
Ai bëri thirrje për përgjegjësi politike dhe funksionim normal të institucioneve, duke theksuar se vullneti i qytetarëve do të jetë vendimtar për të ardhmen e qeverisjes lokale.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!