SPB- Ohër e njofton opinionin publik se nga dita e sotme, në qarkullim të rregullt është vënë krahu/nyja rrugore e segmentit të autostradës Ohër–Kërçovë, pranë fshatit Podmoll, në Komunën e Debarcës, njofton Struga Ekspres.
Me këtë është vendosur qarkullim normal në drejtimet Ohër–Kërçovë–Shkup, Ohër–Strugë, Strugë–Kërçovë–Shkup dhe Strugë–Ohër, dhe e njëjta është në funksion të rregullt pa kufizime shtesë të trafikut.
U bëjmë thirrje drejtuesve të automjeteve dhe mjeteve të tjera motorike që gjatë përdorimit të këtij krahu rrugor, si dhe të gjithë trasës së autostradës, të respektojnë rregullat dhe dispozitat e qarkullimit si edhe sinjalizimin horizontal dhe vertikal të vendosur, duke kontribuar kështu në ruajtjen e sigurisë në trafik,njoftojnë nga SPB-Ohër.
(Struga Ekspres)













