Monday, December 22, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAutostrada Kërçovë- Ohër është projekti më i vështirë inxhinierik, jo vetëm në...

Autostrada Kërçovë- Ohër është projekti më i vështirë inxhinierik, jo vetëm në Maqedoni, por në të gjithë rajonin

Për herë të parë në autostradën Ohër–Kërçovë po realizojmë ndërhyrje të ndërlikuara inxhinierike dhe ndërtimore, dhe kjo po bëhet për herë të parë në rajon, me qëllim stabilizimin e shpatave dhe të tokës në këtë shkallë, deklaroi sot zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, i cili inspektoi punimet në ndërtimin e autostradës Ohër–Kërçovë.

Ai theksoi se punimet po kryhen për përfundimin e plotë dhe vënien në funksion të një zgjidhjeje të sigurt autostradore.

Deri më tani vetëm kemi folur se sa i vështirë është ky projekt, por sot i gjithë opinioni maqedonas mund të bindet se bëhet fjalë për projektin më të vështirë inxhinierik, jo vetëm në Maqedoni, por në të gjithë rajonin. Po punohet fjalë për fjalë në çarjen e maleve, për shpate prej 100 deri në 200 metra, për tokë që vazhdimisht rrëshqet drejt trasës kryesore dhe për projekte të shumta. Po zgjidhim gjithsej 16 shpate, nga të cilat në 14 do të kemi stabilizim me të ashtuquajturat galeri, diçka që për herë të parë do të realizohet jo vetëm në Maqedoni, por në të gjithë rajonin, ku me beton të armuar ndalet një mal i tërë, diçka që rajoni nuk e ka parë më parë, theksoi Nikolloski, i cili së bashku me drejtorin e NPP, Koce Trajanovski, deputetin Gjorgji Sajkoski dhe kryetarët e komunave të Kërçovës dhe Debërcës, sot kryen inspektim të punimeve në autostradën Ohër–Kërçovë.
Zëvendëskryeministri Nikolloski shprehu mirënjohje për përkushtimin e të gjithë punëtorëve, kontraktorëve dhe inxhinierëve të përfshirë në realizimin e këtyre ndërhyrjeve inxhinierike dhe, siç theksoi, qëllimi i ndërtimit të autostradës Ohër–Kërçovë nuk është vetëm përfundimi i saj, por ndërtimi i një aksi rrugor të sigurt që do të përdoret për dekadat e ardhshme.
(Struga Ekspres)
Foto: Arkiva

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!