Monday, December 22, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAlbrim Hoxha përforcon angazhimin për modernizimin e sistemit të ujitjes në Saraj...

Albrim Hoxha përforcon angazhimin për modernizimin e sistemit të ujitjes në Saraj (FOTO)

Albrim Hoxha përforcon angazhimin për modernizimin e sistemit të ujitjes në Saraj.

Zëvendësministri i Bujqësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Albrim Hoxha, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Ekonomisë së Ujërave, z. Romeo Trenov, dhe inxhinierin Bojan Durnev, zhvilluan një takim pune me Kryetarin e Komunës së Sarajit, z. Muhamet Elmazi.

Në fokus të takimit ishte Projekti për ndërtimin, rikonstruksionin dhe modernizimin e sistemit të ujitjes Shishovë–Gërçec–Krushopek, si dhe rëndësia e realizimit të tij të suksesshëm.

Palët theksuan se ky projekt është i një rëndësie të veçantë për zhvillimin e bujqësisë, rritjen e efikasitetit të ujitjes dhe përmirësimin e kushteve të punës për fermerët e zonës.

Gjithashtu, u vlerësua se investime të tilla kanë ndikim të drejtpërdrejtë në forcimin e ekonomisë lokale dhe në sigurimin e një zhvillimi të qëndrueshëm për komunitetin.
Institucionet përkatëse shprehën përkushtimin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin dhe angazhimin në realizimin e projekteve që kontribuojnë në mirëqenien e qytetarëve dhe në avancimin e sektorit të bujqësisë.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!