Në bazë të nenit 47 paragrafi 5 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), nenin 26 paragrafi 2 nga Statuti i Komunës së Strugës (“Informatori zyrtar i komunës së Strugës” nr.02/18, 10/19, 22/19, 11/20, 12/22 dhe 14/22), me propozim të kryetarit të komunës, miratoj:
A K T V E N D I M
për konvokimin e mbledhjes së 2 (dytë) të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e dytë të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 22.12.2025, (Е hënë) në ora 10.00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:
Mbledhja do të punojë, sipas
R E N D I T T Ë D I T Ë S
Zgjedhje e Kryetarit të Këshillit të komunës së Strugës.
Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për urbanizëm
Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për veprimtari shoqërore
Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për veprimtari publike dhe komunale dhe mbrojtje e mjedisit jetësor
Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për turizëm.
Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për vetëqeverisje vendore,
Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për bashkëpunim me OJQ,
Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për barazi gjinore mes grave dhe burrave.
Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit Statutor – juridik.
Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për shënimin e festave dhe manifestimeve, ndarjen e çmimeve dhe mirënjohjeve.
Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për përpilimin e Programit për punë të Këshillit të Komunës së Strugës për vitin 2026.
Elaborat për vlerësimin e dëmeve.
Raport kuartal i Buxhetit të komunës së Strugës për kuartalin e II/ 2025.
Raport kuartal i Buxhetit të komunës së Strugës për kuartalin e III/ 2025.
Aktvendim për ndërprerjen e publikimit të Vendimit për heqjen e Reversit për kompjuterë personal.
Konkluzion për korrigjimin e gabimit.
Propozim – Vendim për shitjen e sendit të luajtshëm – automjet motorik për pasagjërë, pronë e Komunës së Strugës.
Për pikat nga 1 deri në 11 nga rendi i ditës, për shkak se akoma nuk janë miratuar aktet, nuk ka material.













