Azizi ironizon me rizgjedhjen e Ahmetit: “Sula i ri si Sula i vjetër”- na rrofshin reformat!
Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi ka ironizuar me rizgjedhjen e Ali Ahmetit në krye të BDI-së në Kongresin e sotëm të kësaj partie të mbajtur në Shkup.
Në postimin në Fejsbuk ai ka përdorur shprehjen: “Sula i ri, si Sula i vjetër. Nana e Sulës nuk di me ba tjetër. Na rrofshin “reformat”.
Ahmeti në këtë Kongres, duke mos pasur asnjë kundërkandidat ka qenë i vetmi që mbajti fjalim, duke mos u përshëndetur me të gjithë mbështetësit që deri sot i kishte pas vetes.
Por ai, nuk mori leksion nga zgjedhjet e fundit lokale, ku humbi bindshëm dhe nuk mori porosinë që të tërhiqet nga politika, sepse siç thoshte VLEN vazhdimisht, “votat e qytetarëve e çuan atë në pension”.
Reformat në BDI pas këtij Kongresi, vetëm se mund të duken reforma kozmetike, aspak thelbësore dhe pa ndonjë risi.













