Gashi takon ambasadoren e Mongolisë: Riafirmohen marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot realizoi takim me ambasadoren jorezidente të Mongolisë, Sajana Lagvasuren.
Gashi shprehu kënaqësinë për takimin në kohën kur shënohen 30 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve dhe shpreson se ky përvjetor do të hapë një kapitull të ri të bashkëpunimit të përbashkët.
“Riafirmuam marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve tona, ndërsa diskutuam për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit parlamentar, rritjen e dialogut politik, si dhe për mundësitë e partneritetit në fusha me interes të përbashkët. Theksova përkushtimin tim personal dhe institucional ndaj diplomacisë parlamentare, ndërsa u dakorduam që përmes Grupit parlamentar të bashkëpunimit të intensifikojmë komunikim më të strukturuar në të ardhmen”, ka theksuar kryeparlamentari Gashi.













