Thursday, February 5, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSali: Përkushtimi i Qeverisë VLEN për UT-në nuk do të mungojë

Sali: Përkushtimi i Qeverisë VLEN për UT-në nuk do të mungojë

Sali: Përkushtimi i Qeverisë VLEN për UT-në nuk do të mungojë

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN, Bekim Salii sot ka marrë pjesë në Akademinë solemne kushtuar 31 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës me ç’rast, ish presidenti shqiptar, Rexhep Mejdani u shpall Doctor Honoris Causa.

“Mu kujtuan para vetes, sakrificat e gjeneratave të kaluara, me pasuri, me protesta, me gjak, për të pasur një Universitet që do të na bëjë krenar të gjithëve. Historia e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut është e shënuar me momente të tilla, ku gratë e sapomartuara kanë ndarë arin e tyre për të ndërtuar një institucion shtetëror arsimor në gjuhën shqipe”, është shprehur Sali.

Shton se sot me krenari mund të thuhet se nuk mungon përkushtimi i Qeverisë VLEN për Universitetin e Tetovës, Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup dhe të gjitha institucionet e arsimit të lartë.

“Urime 31 vjetori i Universitetit të Tetovës!”, thekson Sali në postimin në rrjetet sociale.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!