SPB Ohër informon opinionin publik se duke filluar nga sot dhe gjatë dhjetë ditëve në vijim, do të jenë në fuqi ndryshime në regjimin e qarkullimit të trafikut në segmentin e autostradës që është në ndërtim e sipër, nga fshati Trebenishtë deri në fshatin Mesheishtë, në komunën e Debërcës.
Në këtë segment rrugor, qarkullimi do të zhvillohet në mënyrë alternative në korsinë e majtë të trafikut, duke u parë në drejtim nga Ohri drejt Kërçovës. Për këtë arsye, u bëjmë apel drejtuesve të automjeteve që të drejtojnë automjetet e tyre personale dhe mjetet e tjera motorike me kujdes të shtuar dhe me shpejtësi të përshtatur, në përputhje me sinjalizimin horizontal dhe vertikal të vendosur.
(Struga Ekspres)













