Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Menaxhim të Mbeturinave Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka bërë të ditur se nga mesnata do të ketë ulje të çmimeve të benzinës, ndërsa çmimi i naftës do të mbetet i pandryshuar.
Sipas vendimit të KRRE-së, nga data 19 dhjetor 2025, duke filluar nga ora 00:01, do të zbatohen këto çmime maksimale të derivateve të naftës:
Benzinë motorike EUROSUPER BS-95: 71,00 denarë për litër
Benzinë motorike EUROSUPER BS-98: 73,00 denarë për litër
Naftë EURODIZEL BS (D-E V): 66,50 denarë për litër
Vaj ekstra i lehtë për ngrohje (EL-1): 65,50 denarë për litër
Mazut M-1 NS: 32,635 denarë për kilogram
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 shënojnë ulje prej 2 denarësh për litër. Ndërkohë, çmimet e EURODIZELIT, vajit ekstra të lehtë për amvisëri dhe mazutit M-1 NS mbeten në të njëjtin nivel.
Nga KRRE theksojnë se këto çmime përfaqësojnë kufirin maksimal që hyn në fuqi nga ora 00:01 e datës 19.12.2025, ndërsa shitësit me shumicë dhe pakicë kanë të drejtë të ofrojnë karburantet edhe me çmime më të ulëta se ato të përcaktuara.













