Njê mashtrues nga Ohri arrestohet, mashtroi një grua nga Struga për 8.000 euro
Më 17.12.2025, në orën 11:40, në Strugë, nëpunës policorë nga Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Strugë e privuan nga liria N.S. (40) nga fshati Llakocerej ,qyteti i Ohrit, informon Struga Ekspres.
Ai dyshohet se më 11.12.2025 ka mashtruar një grua 77-vjeçare nga një fshat i qytetit të Strugës, duke i marrë shumën prej 8.000 eurosh. Sipas kallëzimit, më 11.12.2025 ai e ka telefonuar gruan, është paraqitur në mënyrë të rreme dhe i ka thënë se vajza e saj kishte shkelur një fëmijë në vendkalim për këmbësorë dhe se duhej të paguante para që ajo të lirohej, përkatësisht të shpëtonte nga një akuzë e supozuar penale.
Pas marrëveshjes, gruaja ia ka dorëzuar paratë, pas së cilës ai është larguar nga vendi. Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminalistike, personi është gjetur dhe arrestuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij është ngritur kallëzim penal për ekzistim të bazave të dyshimit për veprën penale “mashtrim”.
(Struga Ekspres)













