Wednesday, February 4, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMPB me njoftim të rëndësishëm për qytetarët për sistemin “Safe City”

MPB me njoftim të rëndësishëm për qytetarët për sistemin “Safe City”

**Nga MPB njoftojnë se është hapur sportel i veçantë në Departamentin për Çështje Civile, në ndërtesën e TVM (kati përdhesë) në Shkup, i cili do të punojë çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 17:00, do të mund të dorëzojnë kërkesë për ndryshimin e të dhënave për kontakt që kanë dorëzuar gjatë regjistrimit të veturave, nëse ka ndodhur një ndryshim ose në rast se kanë marrë një njoftim me të dhëna të pasakta. E njëjta gjë do të mund të realizohet edhe në stacionet për kontroll teknik të veturave në vend, ku është caktuar një referent i deleguar i MPB-së.

Po ashtu, qytetarët përmes postës elektronike në bezbedengrad@moi.gov.mk do të mund të dërgojnë vërejtje me shkrim nëse kanë paqartësi, pyetje ose probleme në lidhje me funksionimin dhe zbatimin e sistemit “Qyteti i Sigurt”, ku të gjitha vërejtjet e dorëzuara do të regjistrohen dhe shqyrtohen sipas procedurave të përcaktuara.**

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!