Në orët e para të ditës pritet shfaqje e mjegullës në disa zona. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të lehta deri mesatare dhe pa erëra të theksuara. Në rajonet veriperëndimore herë pas here do të ketë shtim të vranësirave, me mundësi për reshje të dobëta shiu.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga -4 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato të ditës nga 8 deri në 13 gradë.
Në Shkup, në orët e hershme të mëngjesit në disa pjesë të luginës do të paraqitet mjegull. Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe përgjithësisht i qetë.













