Tuesday, December 16, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiRajmonda Mamudi-Shei emërohet drejtoreshë e Gjimnazit “Ibrahim Temo”në Strugë

Rajmonda Mamudi-Shei emërohet drejtoreshë e Gjimnazit “Ibrahim Temo”në Strugë

Rajmonda Mamudi-Shei emërohet drejtoreshë e re e Shkollës së Mesme Gjimnazi “Ibrahim Temo” në Strugë. Ajo do ta drejtojë këtë institucion arsimor pas Besime Jonuzit, njofton Struga Ekspres.

Rajmonda Mamudi-Shei është me profesion ekonomiste dhe pritet që me përvojën dhe angazhimin e saj të kontribuojë në avancimin e mëtejshëm të cilësisë së mësimdhënies dhe menaxhimit shkollor.

Emërimi i saj vjen në një periudhë të rëndësishme për gjimnazin “Ibrahim Temo”, një nga institucionet më të njohura arsimore në Strugë, duke hapur një kapitull të ri në drejtimin dhe zhvillimin e tij.

Rajmonda Mamudi -Shei punon nê kêtê institucion prej shumê vitesh!
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!