Kryetari i komunës e emëroi Mahir Asanin ushtrues detyre drejtor të Shkollës Fillore Komunale “Murat Labunishti” në Llabunishtë,njofton Struga Ekspres.
Mahir Asani është anëtar shumëvjeçar i komunitetit arsimor në Llabunishtë dhe njihet për qasjen e tij të përkushtuar ndaj mësimdhënies dhe nxënësve.
Me këtë emërim, pritet që udhëheqja e re të kontribuojë në avancimin e procesit mësimor, futjen e aktiviteteve dhe projekteve të reja, si dhe në përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe stafin arsimor.
![]()
![]()
(Struga Ekspres)













