K.B. “SINDI” mbyll sezonën me sukses.
Të dielën (14.12.2025) në qytetin e Shkupit u mbajt xhiroja e 6 dhe e fundit për vitin 2025 në boksin vendor ku “Sindi” mori pjesë me 4 boksier ku të gjith u kthyen me fitore.
•Aron Skenderi në kategorinë deri 54kg (Junior) per kundërshtar kishte boksierin nga klubi tetovar Shkendia NoLimit, te dy boksierët dhuruan nje show me luftën e tyre duke plasuar goditje te një pas njëshme por boksieri jonë ishte më dominant gjat gjith raundeve dhe shpallet fitues me vendim unanim 3:0.
•Arijon Dauti në kategorinë deri 75kg (junior) per kundershtar kishte boksierin nga klubi Shkupjan “Univerzalci” ku ky i fundit e pati të pa mundir ti qendroj goditjeve dhe presionit ku Dauti i dha një knockdown ne raund te parë, knockdownin e dytë ne fillim te rundit te dytë dhe menjëher duke vazhduar me një Knockout ku e përplasi në dysheme kundërshtarin pa i dhën mundesi të vazhdoj me tutje keshtu qe fitues shpallet Dauti me KO ne raund te 2-t.
•Tome Madzoski në kategorin deri 75kg (Youth) pati për kundershtar një boksier me shumë provoj nga klubi “Shekndija Box” i tetovës, por kjo sishte aspak problem per boksierin tonë i cili realizoj me sukses planin e tij duke mos i lënë hapsir kundershtarit ku te cilit në raund te 2-t i dha një KnockDown dhe detyroj gjyqtarin ta ndërpres luftën duke shpallur fitues Madzoski-n me TKO.
•Alim Nasufi në kategorinë deri 80kg (Senior) për fat të keq nuk pati kundershtar ku ky i fundit u tërhoq në matjet zyrtare dhe fitues pa luftë shpallet Nasufi.
•Elham Zeqiri në kategorinë deri 75kg bëri një ndeshje miqësore ku në të cilen tregoj talent, shpirt luftarak dhe se ka një të ardhme të ndritur në boks.
•Trajneri Fisnik Hani dhe stafi i klubit tonë u shprehen mjaft të kënaqur me kto rezultate dhe shprehin një falemenderim të veçant per sponzorët “Ensar Gold”, “Silver One Struga”, “Aqua Blue” & “Blue Sky” të cilët ndihmuan K.B Sindin në këtë xhiro të fundit.













