Tuesday, December 16, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDurmishi: Përkrahje financiare për prodhuesit vendorë të cilët dëshirojnë të rrisin kapacitetin...

Durmishi: Përkrahje financiare për prodhuesit vendorë të cilët dëshirojnë të rrisin kapacitetin prodhues dhe prodhuesit që do të investojnë në teknologji

Durmishi: Përkrahje financiare për prodhuesit vendorë të cilët dëshirojnë të rrisin kapacitetin prodhues dhe prodhuesit që do të investojnë në teknologji

Në emisionin “Click Plus” në TV21 ku i ftuar ishte ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi foli për planet e tij për vitin që vjen duke theksuar rolin kryesor në ligjin për përkrahje financiare të investitorëve.

Në ligjin për përkrahje financiare të investitorëve që do të fillojë të implementohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, nga 1 janari është paraparë përkrahje financiare e prodhuesve vendorë, të cilët dëshirojnë të rrisin kapacitetin prodhues dhe prodhuesit që do të investojnë në teknologji. Kjo sipas Durimishit do të ndikojë në rritjen e numrit të punësimeve dhe rritjen e sasisë së prodhimit vendor. Ndërkohë për punësimet, Durmishi tha se janë bërë mbi 2500 punësime në institucionet shtetërore dhe mbi 800 avancime.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!