Sot, rreth orës 07:20, është ndjerë një tërmet në territorin e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar Qendra Europiane për Sizmologji Mesdhetare (EMSC).
Sipas EMSC-së, tërmeti ka pasur magnitudë 3.1 ballë sipas shkallës Rihter.
Siç bëhet e ditur më tej, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 35 kilometra nga Prishtina, në zonën kufitare mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.(INA)













