Tuesday, December 16, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDurmishi: Kemi realizuar më shumë se 2500 punësime dhe 800 avancime

Durmishi: Kemi realizuar më shumë se 2500 punësime dhe 800 avancime

Durmishi: Kemi realizuar më shumë se 2500 punësime dhe 800 avancime

Ministri i Ekonomisë dhe Punës në një paraqitje për TV21 ka folur për punësimet që VLEN i ka bërë gjatë periudhës sa është në qeveri.

Durmishi tha se VLEN ka realizuar më shumë se 2500 punësime dhe më shumë se 800 avancime. Ai gjithashtu theksoi se ka konkurse të cilat parashohin që punësimet e përkohshme të shndërrohen në punësime të përhershme.

“Punësimet që janë bërë nuk janë bërë me një konkurs të vetëm, por janë bërë në të gjitha institucionet e vendit. Kemi arritur të bëjmë mbi 2500 punësime dhe 800 avancime. Janë hapur konkurse edhe për punësime të përkohshme, të cilat do të shndërrohen në punësime të përhershme. Nga 1 janari administratorët që do të punësohen si bashkëpunëtor të rinj, me dy vite përvojë pune do të avancohen. Politika nuk do të ketë ndikim më në administratë”, tha Durmishi.

Ai gjithashtu foli për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, me të cilin siç tha ministri, do t’u jepet mundësia të rinjve dhe të rejave shqiptare për punësime.

“Kemi sjellë ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili parasheh përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve. Me një fjalë ata të rinj dhe të reja që përfundojnë një fakultet të caktuar, ky ligj do t’u mundësojë që të punësohen”, tha Durmishi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!