Monday, December 15, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAfrim Gashi mirëpret trupin diplomatik (FOTO)

Afrim Gashi mirëpret trupin diplomatik (FOTO)

Afrim Gashi mirëpret trupin diplomatik

Kryeparlamentari Afrim Gashi, organizoi një pritje miqësore për ambasadorët, përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare, duke e cilësuar atë si një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për bashkëpunimin e përbashkët gjatë vitit që po përmbyllet.

Në një atmosferë respekti të ndërsjellë, Gashi riafirmoi përkushtimin e tij personal që Parlamenti të vazhdojë të jetë një institucion i hapur për bashkëpunim, transparencë dhe stabilitet institucional, duke vlerësuar lart kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë.

Gjatë takimit u shkëmbyen edhe urime për paqe, mirëkuptim dhe forcim të mëtejshëm të partneriteteve, me besimin se bashkëpunimi ndërmjet Parlamentit dhe komunitetit ndërkombëtar do të vijojë të thellohet dhe të japë rezultate konkrete edhe në të ardhmen.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!